Që nga hyrja në fuqi e aktit normativ për shtrëngimin e masave anticovid, Tirana rezulton qyteti i parë në rang vendi për numrin më të lartë të vendosjes së gjobave për mos-mbajtjen e maskës. Policia e lidh këtë me numrin e lartë të banorëve. Nëse unë nuk e mbaj këtë maskë, gjoba që më vendoset nga policia është 3 mijë lek të reja. Por si prihen gjobat e maskave dhe si reagojnë qytetarët? Le ti shohim nga afër.