Aneksimi i Krimesë solli një zinxhir ngjarjesh që kulmuan me trazirat në lindje të Ukrainës, por në mesin e përshkallëzimit të situatës, Vladimir Putin bën një gjest pajtues. Shefi i Kremlinit tha në një takim me ligjvënës e ministra se ka firmosur një dekret rehabilitimi për popullsinë tartare të gadishullit, si dhe për të tjera komunitete të shtypura gjatë sundimit të diktatorit sovjetik Josif Stalin.