Lajmi i trasnferimit të Skënder Gegës për në turqi pas më shumë se dy javësh në një gjëndje jo të mirë në kryeqytet, ka befasuar të gjithë. Megjithatë trajneri i Kukësit i shtyrë edhe nga fëmijët e tij ka vendosur të transferohet në Stamboll për një mjekim më të specializuar. Pas gati dy ditësh në një spital të Turqisë Top Channel ka komunikuar me trajnerin Gega i cili duket të jetë më i stabilizuar në gjendjen e tij.