Si sot një vit më parë, sapo përfundoi në Uashington takimi vjeshtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ku tradicionalisht marrin pjesë bankierë qendrorë dhe të nivelit të dytë, Ministra të Financave, politikanë dhe akademikë. Aktiviteti u dominua nga një pesimizëm i madh, i përforcuar nga rishikimet me prirje në rënie të parashikimeve të FMN-së për rritjen e ekonomisë globale.