Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar strukturën e re spitalore, e cila tashmë ka përfunduar me standarte bashkëkohore dhe do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID19. “Kapaciteti i këtij spitali është 100 shtretër. Janë 50 shtretër me oksigjen përfshirë këtu edhe terapinë intensive. Është strukturë që na rrit kapacitetet spitalore për përballimin e situatës. Në skenarët tanë kemi planifikuar në total 500 shtretër në 4 spitale COVID, në kuadër të përgatitjes për përgjigjen ndaj COVID19”, u shpreh Manastirliu.