Kjo studio është tempulli i Agim Radës. Ai rrethohet nga krijimet e tij të përmasave, koncepteve dhe materieve të ndryshme. Nuk do t'i duhen më shumë se dy ditë dhe busti i bronxtë i Skënderbeut do të jetë i përfunduar, për të zënë vend më pas në sheshin e heronjve në Budapest ku ndodhet edhe monumenti për Janosh Huniadin.