Ata, ishin të fortët e parë që dominonin Tiranën në fillimet e demokracisë. Gazmend Muça, Naim Zyberi dhe të rinjtë që rrinin pas tyre, ishin modeli i gangësterëve tipik që prodhoi sistemi i ri në një vend të mbyllur që ende nuk i njihte trafiqet e milionave… Të fortët e lagjeve, fillimisht e konsideronin veten si mbrojtës të atyre territoreve. Dalëngadalë, hodhën hapat drejt aktiviteteve fitimprurëse të jashtëligjshme… Si u krijuan grupet e para të të fortëve në Tiranën e viteve ‘90të. Nga krimet ordinere, te gjobëvëniet, trafiqet dhe lufta e egër mes tyre… A janë shuar përgjithmonë grupimet e para të Rrugës Bardhyl dhe të ish-Restorant Durrsit?!