Fushata zgjedhore ne universitete nuk po zhvillohet si më parë për shkak të pandemisë se covid-19. Kandidatët për organe drejtuese në institucionet e arsimit të lartë nuk janë në auditore para studentëve dhe stafit akademik për te prezantuar mënyrën se si ata duan të udhëheqin për një mandat 4 vjeçar. Ndërkohë qe universiteti është në heshtje, fushata zgjedhore në universitete që ka nisur më 30 qershor po zhvillohet virtualisht. Në fakt është një fushatë e veçantë, pasi po përdorim komunikimin online. Universiteti i Tiranës ka 40 departamente e kam diskutuar me qindra pedagogë. Por më mungojnë shumë studentët, me ta jam përpjekur të flas nëpërmjet rrjeteve sociale.