Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë operimin e kufizuar dhe nën monitorimin e NATO-së në veri të vendit deri në një vendim tjetër të NATO-së. E gjithë kjo për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës. Kështu thuhet në përgjigjën e dhënë nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-së, në Bruksel.