Një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek është goditur në kohë në Qafë Botë. Kështu u sekuestruan në automjet 36.3 kg kanabis si dhe u vu në pranga poseduesi, shtetasi E. K., 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë.