Dritëro Agolli, dikur shprehej: " Unë kam lindur në një fshat që ka emrin Menkulas. Më kujtohet fshati im që shiste llamba vajguri, fletore të bukura por edhe librat që mund të shkruheshin atëherë. Ishte një dyqan aty, ku mblidheshin të rriturit dhe luanin bixhoz. Fshati im ka emrin Menkulas." Ilnisa Agolli, sot na udhëton aty. Gjeti ende pleqtë duke luajtur bixhoz. Fshati ishte braktisur, por ndër rrugica dhe peizashet fantastike gjeti ende vargjet e shkrimtarit të madh. Gjeti traditën që nuk kishte humbur ende, zahiretë dhe lidhjen e ngushtë të familjarëve njëri me tjetrin. Jeta e fshatit është. Është pa komplekse. Është e vërtetë.