Fshatrat e Fushë-Krujës nën ujë/ Në Murqin përmbytja e tretë brenda një muaji
26/01/2021 15:34

Prej dy ditësh fshati Murqin, në njësinë Administrative Bubq, Fushë Krujë, ndodhet nën pushtetin e ujit. Siç mund të shihet janë dhjetra hektarë tokë të përmbytura. Në lagjen që shihni pas meje, banorët nuk munden të lëvizi për shkak se uji ka arritur oborret e tyre. Kjo është hera e tretë brenda muajit janar që ky fshat përmbytet. Kjo është rruga e njërës prej lagjeve të këtij fshati, e cila në çdo reshje shiu, përmbytet dhe bëhet e pakalueshme. E vetmja formë për të kaluar është që të përdoren automjete të larta. Nikoll Paluka, tregon për Top Channel vështirësitë që ai has kur ka përmbytje në zonë. “Dal me zator nga shtëpia…uji ka ardhur deri afër oborreve të shtëpisë”, tha Paluka. Një tjetër banor i fshatit Murqin, thotë se krahas dëmtimeve që kanë pasur në kulturat bujqësore, rruga mbetet shqetësuese, pasi pjesën më të madhe të banorëve i ka izoluar. Kjo shtëpi që shihni në pamje, është braktisur nga pronarët e saj rreth tre vite më parë, për shkak të përmbytjeve. Niveli i ujit arrin deri në dritaret e shtëpisë. Tashmë ata, sipas informacioneve të banorëve të zonës, jetojnë me qera, në një tjetër lagje të fshatit. Ndërkaq, dëmet në toka janë të konsiderueshme dhe banorët ende kanë frikën e reshjeve të shiut në ditët në vijim.

Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45
Top News- Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, e pësojnë 8 kryepleq dhe 2 roje pyjesh
06/07 14:02
Top News- Arrestohet nënkomisari, jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte borxhlinjtë
06/07 14:02
Top News- 24 vatra zjarri në 24 orë! 6 ende aktive, problem situata në Elbasan
06/07 13:05
Top News- Flakët “përpijnë” banesat, emergjencat bëjnë bilancet dhe thanë se janë në gatishmëri
06/07 13:04
Top Channel/ Verë dhe Portokalle… “Portokalli” ndez atmosferën në Vlorë, spektakël në Lungomare
06/07 12:28
Top Channel/ Siguria në plazhe, pushuesit të shqetësuar për mungesën e rojeve të sigurisë
06/07 12:18
Top Channel/ Vapa shtoi problemet mendore, mjekët thonë se i nxehti rrit zemërimin
06/07 12:15
Top Channel/ Korriku, si gushti! Shkodër, arrihet numër rekord i personave me probleme nga i nxehti
06/07 12:12
Top Channel/ 70 vizita në ditë, në Vlorë kërkohet ndihmë nga mjekët edhe për problemet me helmimet
06/07 12:11
Top News- Kokainë, kanabis e armë në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës
06/07 12:10
Top Channel/ Urgjencat nga vapa, çdo ditë në QSUT paraqiten 350 persona me probleme nga të nxehtit
06/07 12:04
Top Channel/ “Katër mandate, një rekord”, profili për kryeministrin më jetëgjatë të Shqipërisë
06/07 12:03
Top Channel/ SPAK gjurmon nga TikTok, kërkim për para të pista. Ndjek stilin e jetës së të dyshuarve
06/07 12:02
Top News- Policia aksion në Kukës, arrestohet 53-vjeçari/ Çfarë iu gjet në banesë?
06/07 11:26