Njihuni me Radhimën dhe njerëzit e bukur që takuam aty. Një udhë fantastike që nis nga deti dhe përfundon në mal. Ilnisa Agolli, e fillon këtë rrugëtim nga porti. Të gjithë jemi në pritje të një Shqipërie që duam ta shohim siç e meriton. Do të shohim anijen e parë turistike dhe të parën e peshkimit, prodhuar në Shqipëri. Por ku duhet të hamë? Si hidhen rrjetat? Jemi një nga vendet më të pasura me ujë në të gjithë kontinentin dhe ky është një fshat që duhet të përjetoni. Doemos! Po banorët si janë? Çfarë thonë?