Shqipëria është zyrtarisht në epidemi fruthi, këtë ka deklaruar mbrëmjen e se martës Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në emisionin Top Show të Alban Dudushit. Rakacolli ka pranuar situatën dhe ka deklaruar se ka një rritje të numrit të të prekurve dhe qindra të dyshuar.