Anulimi i panairit më të madh të elektronikës në botë, ishte opsioni i vetëm përballë një force madhore, pasi frika nga koronavirusi ka detyruar dhjetëra kompani të qëndronin larg tij. Kështu deklaruan organizatorët e GSMA, që është edhe panairi më i madh në botë i pajisjeve elektronike dhe që mbahet çdo vit në Barcelonë mes 24 dhe 27 shkurtit. Panairi tërheq rreth 110 mijë pjesëmarrës.