Dy zyrtarë të partisë Fryma e Re Demokratike janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi mesditën e së premtes, hynë me dhunë në selinë e tyre e cila është në pronësi të bashkisë Tiranë. Agim Hoxha kreu i FRD-së Tiranë, dhe Afrim Sufa drejtuesi i FRD-së në njësinë numër gjashtë, janë në kërkim pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.