Frank Lampard është emëruar trajner i Chelsea. 41 vjeçari është rikthyer në Stamford Bridge, aty ku ka kaluar pothuajse të gjithë karrierën e tij si futbollist. Lampard do të zëvendësojë në këtë detyrë Maurizio Sarri, i cili është rikthyer në Itali ku ka marrë drejtimin e Juventusit.