Në portin e Durrësit është rritur orët e fundit fluksi i pasagjerëve që vijnë nga Italia me tragetet që nisen nga jugu i gadishullit Apenin. Shumica prej tyre pranojnë se ndjehen më të sigurt në Shqipëri, ndaj kanë marrë rrugën e kthimit, të tjerë të detyruar për shkak të mbarimit të afatit 3 mujor të qëndrimit atje.