Ndryshimi i papritur i ministrave që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk ka sjellë asnjë surprizë për lëvizje të tjera në Qeveri. Por propozimi i LSI-së për të ndryshuar përfaqësuesit e saj në Qeveri, duket se ka nxitur Kryeministrin Sali Berisha të plotësojë vendin e ministrit të Brendshëm, i lënë vakant pas zgjedhjes së Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Republikës.