Mbyllja e gjimnazeve për shkak të pandemisë ka sjellë si rrjedhojë mungesën e nxënësve edhe në terrenet sportive. Por mësuese Albana Bardhi në shkollën e mesme Qemal Stafa ka përshtatur virtualisht më së miri orën e edukimit fizik. Pas mbarimit të orëve teorike për edukimin shëndetësor, nxënësit janë ambientuar me ushtrimet gjimnastikore. Mësuesit nuk e kishin menduar ndonjëherë që do gjendeshin përballë kësaj sfide, por për mësuese Albanën gjithmonë ka një zgjidhje.