Filmat e regjisores Elini/ Arkivi shtetëror i filmit risjell dy prodhimet për fëmijë
24/01/2020 20:07

Aktualisht filmi shqiptar është duke u shfaqur në kryeqytetin austriak, në Vjenë. E më vonë disa filma shqiptarë do të vijojnë shëtitjen e tyre në disa nga kryeqytetet kryesore të Evropës. Duke e parë kinemanë e para viteve ’90, ajo ngjan naive. Por aty ka elementë pafund ku mund të kapesh, t’i studiosh apo të ngesh një memorie. Arkivi Qendror i Shtetëror i Filmit e ktheu vëmendjen nga regjisorja Adriana Elini. Ai na solli në vëmendje dy filmat e saj për fëmijë; “Çdo vijë një vizatim” dhe “Fanfara e të vegjëlve”. E veçanta është që dëgjohej edhe zëri i fëmijëve çka ndodh të mos ishte e zakonshme në filmat e asaj kohe. Përveç këtyre filmave për fëmijë u transmetua edhe dokumentari tjetër i saj “Shtëpitë malore të pushimit”. Filmat i përkasin viteve 1976, 1984 dhe 1985. Pavarësisht përkushtimit të saj Elini ndejti brenda kuadrit të dokumentarit. Ajo si regjisore nuk prodhoi asnjë film artistik. Kristaq Mitro, regjisor Ajo në ato që bëri ishte poete. I vizatoi gjërat mirë. Të emociononte. Dinte të raportet në mizanskenë, njihte mjeshtërinë e aktorit. Por të themi të vërtetën Kinostudio kishte edhe gjëra negative. Nuk e stimulonin. Kishte shumë që nuk e deshën, t’i themi gjërat tamam dhe të mos i ëmbëlsojmë. Etleva Xhajanka, vajza e Adrianës Sot unë e shoh që mamaja ime vjen në pozitat e një gruaje që me të vërtetë ka luftuar, ka kapërcyer shumë vështirësi dhe ka zgjidhur vetë çdo problem. Ka ditur të zgjedhë dhe të zbulojë të bukurën në atë kohë të vështirë. Atalanta Pasko, regjisore montazhi Adriana nuk kishte kohë dhe kur të shpjegonte një gjë, ose kur takoheshim qoftë edhe për të bërë një fotografi, qoftë edhe për të folur gjithçka të jepte një gjë shumë të shtrenjtë, që ishte koha.

Top Channel/“Halli hallit nuk i ngjan”/Varieteja premierë në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë
19/12 12:43
Top Channel/ “I huaji” i Kamysë në Tiranë, Teatralizohet kryevepra e autorit francez
18/12 12:59
Top Channel/ Filmi si propagandë! Si “Vitet e para” shpalli armiq intelektualët
17/12 19:57
Top Channel/ Galeria e Pashk Përvathit. Hapet në Lezhë, galeria e parë private e këtij lloji
17/12 15:42
Top Channel/ Ekspozita “Olbania” në muzeun “Marubi”, historia mes Shqipërisë dhe Italisë
17/12 15:42
Top Channel/ “Arrëthyesi” vjen në Tiranë/ Baleti klasik i festave nis nga data 23 në skenën e TOB
17/12 12:34
Top Channel/ “Parku i Finiqit në rrezik”, kritikohet restaurimi, studiuesit: Po cenohet trashëgimia
16/12 12:28
Top Channel/ Cirku në Gjirokastër, qyteti gjallëron edhe në dimër nga fluksi i madh i turistëve
13/12 12:41
Top Channel/ “Atje ku kishte fillimet”. Bashkëbisedim me protagonistët e ngjarjeve kundër diktaturës
11/12 15:34
Top Channel/ Korça nderon patriotët, homazhe dhe ekspozita në 109-vjetorin si krahinë autonome
10/12 20:09
Top Channel/ Shqipëria, 35 vite pas diktaturës! 15-vjetori i Institutit për Krimet e Komunizmit
10/12 19:58
Top Channel/ Pamjet e rralla të Shkodrës. Prezantohen fotografitë e Pallatit Yıldız
10/12 15:32
Top News- Lahuta, pjesë e UNESCO/ Zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale
09/12 17:13
Top Channel/ Të rinjtë “pushtojnë” Piramidën! Mesazh edhe nga ambasadori Gonzato për 8 dhjetorin
08/12 19:44
Top Channel/ Gjuetia për sendet me vlerë/ Ambasada e SHBA, asistencë për të ndalur trafikimin
06/12 12:25
Top Channel/ Festivali i humorit/ Ikonat e humorit bëhen bashkë në skenën e teatrit “Migjeni”
06/12 12:24
Top Channel/ Ikonat e humorit bëhen bashkë në skenën e teatrit “Migjeni”
05/12 20:06
Top Channel/ “Kcimi i Tropojës” 1 vit në UNESCO! Koncerti bashkon artistët e trevave shqiptare
05/12 20:01
Top Channel/ Vjen në shqip libri i ambasadorit Hill, Rama: E njoha kur burgosi Fatos Nanon
05/12 19:59
Top Channel/ “Det i thellë Blu”, drama e fortë familjare në Teatrin Kombëtar deri më 14 dhjetor
04/12 12:28
DIGITALB DIGITALB