Fiks Fare/ Laboratori privat të jep përgjigjen e COVID-it pa e bërë
18/10/2021 20:30

Gazetarët e Fiks Fare shkojnë në Burgun e Peqinit dhe interesohen për të hyrë në këtë institucion. Një gardian i thotë Fiksit se për t'u futur në burg duhet të bëhen analizat për COVID 19, por jo te shteti, por te një laborator privat që ndodhet në Peqin. "Nuk e bën më spitali, vetëm te privati. Laboratri është në hyrje të qytetit, në krah të majtë" thotë gardiani. Gazetarët shkojnë në këtë laborator, i cili e ka emrin "Fland Lab". Punonjësja ithotë se tamponët e realizuar te privati nuk njihen në burg. "Nuk i pranojnë, nuk e di pse, po nuk i njohin. Kanë kohë që i kanë hequr të drejtën. Vetëm ne bëjmë tampone këtu" i thotë punonjësja, ndërsa tregon se një analizë e tillë kushton 25 mijë lekë të vjetra dhe del për 10 minuta. Ndërkohë, shkojmë disa ditë më pas, për të bërë të gjitha procedurat për futjen në Burgun e Peqinit. Fillimisht, gazetarët bisedojnë me një tjetër punonjës të burgut, i cili thotë sërish se laboratori i vetëm i tamponëve është ai privat. Shkojmë sërish te laboratori dhe kërkojmë të bëjmë tampon Covidi për t'u futur në burg. I kërkojmë që mos ta bëjmë se e kemi bezdi. Punonjësja pranon kërkesën dhe i merr të dhënat gazetares së Fiks Fare. Pas vetëm 2 minutash qëndrimi në laboratorin privat, na jep përgjigjen "NEGATIVE". Na thotë se, dikur bëheshin tamponë te privati, por tani s'ka dhe burgu i sjell në këtë laborator. Punonjësja thotë se mjeku është në Elbasan, por në përgjigjen që i jep gazetares së :Fiks fare" është edhe firma e mjekut.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Prill 2024
25/04 21:01
Monitorime/ Artisti vë dhëmballën në mozaikun e tij – Fiks Fare
25/04 21:00
Skandal/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes! – Fiks Fare
25/04 20:45
Rama pranoi se i hyri politikës anormal, po kur u shërua? – Fiks Fare
25/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Prill 2024
24/04 21:01
Monitorime/ Bebe Rexha kur mbledh format është e kalibrit … – Fiks Fare
24/04 21:00
Zbulohet skema për përvetësimin e tokës shtet, priten plepat, mbjellin ullinj – Fiks Fare
24/04 20:45
Gjithmonë të parët për korrupsion, si ia arritëm kaq lart? – Fiks Fare
24/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Prill 2024
23/04 21:01
Monitorime/ Pse kemi flutura në stomak kur emocionohemi?! – Fiks Fare
23/04 21:00
Varret ‘pronë private’. Fenomeni shtrihet edhe në varrezat e Lushnjes dhe Fierit – Fiks Fare
23/04 20:45
Berisha deklaron se Veliaj jep dorëheqjen të premten. Po ky nga e di? – Fiks Fare
23/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 22 Prill 2024
22/04 21:01
Monitorime/ Mjeku që të fton në krevat e të mjekon dhimbjen – Fiks Fare
22/04 21:00
‘Ishallah jemi gjallë!’ Ish-ushtarakët përfundojnë “pensioni” që i paguajnë shtetit në 2035-ën! – Fiks Fare
22/04 20:45
Monikës s’i rruhet për SPAK-un e burgun, ama për diçka po! – Fiks Fare
22/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Prill 2024
19/04 21:01
Monitorime/ Shkullaku e di ç’bën Kryeministri po t’i ngrefet – Fiks Fare
19/04 21:00
Grafia në Spitalin e Lushnjes jashtë funksionit prej 8 muajsh. Pacientët në privat – Fiks Fare
19/04 20:45
Çatinë me llamarinë, ilaçet s’i blejnë dot. Familja apel për ndihmë – Fiks Fare
19/04 20:30