Fiks Fare/ Koncesionari kërkon rritjen e tarifave, ministrja “ngre grup pune”
21/04/2022 20:30

Por, dy vite pas dhënies me koncesion të këtij shërbimi, ku shteti shqiptar ka humbur miliona euro nga mbledhja e tarifës së kontrollit periodik të pompave të karburantit, ministria e Financave ka marrë një kërkesë nga koncesionari për rritjen e tarifës. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, doli në një konferencë për shtyp dhe pranoi se po shqyrtohet kërkesa e koncesionarit Noa Inspect. Ministrja e Financave tha se po merret një grup teknik i punës. Firma koncesionare ka kërkuar dyfishimin e tarifës së kontrollit të pompave. Më herët analizuam vetëm kontrollin periodik, ku rezultoi se fitimi nga 12 mijë e 425 pompa ishte plot 30 milionë euro për 20 vite. Ndërkohë, me dyfishim të cmimit, shuma do shkojë në plot 60 milionë euro. Por, vetëm për kontrollon periodik. Pasi, për kontrollet, shuma pritet të shkojë mbi 100 milionë euro! Megjithatë, edhe nëse do të kemi një rritje të çmimit në masën 50 %, sërish fitimet janë shumë herë të larta, pasi shuma do të shkojë në 75 milionë euro! Pra, koncesionari, vetëm me një invesim prej 600 mijë eurosh, pritet t'i marrë arkave të shtetit një shumë nga 75 deri në 100 milionë euro. Por, shuma mund të rritet. Pasi, ministria e Financave po diskuton edhe ndryshimin sërish të ligjit për metrologjinë, ku përfitues është koncesionari. Aktualisht, kontrolli i depozitave të karburanteve bëhet nga Metrologjia, e cila u merr firmave një shumë prej 72 mijë lekë për 1 vulë. Me ndryshimin e ligjit, kontrolli dhe vjelja e tarifës pritet t'i kalojë koncesionarit. Por, koncesionari, jo vetëm që do të marrë tarifën e kësaj vule, por po synon që këto vula të vendosen edhe në çdo pompë karburanti. Pra, nëse aktualisht 1 karburant ka 1 depozitë dhe paguan 7 mijë e 200 lekë, nëse ndryshohet ligji, do të paguajë pesëfish. Shuma do të shkojë në xhepin e koncesionarit. Në fund, ata që preken janë konsumatorët, të cilët për 1 litër karburant apo gaz paguajnë 7 lloje taksash, tarifa koncesionesh dhe TVSH.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
Monitorime/ “Ligje për atraksion turistik”, por kujdes kur tregoni bordellot – Fiks Fare
16/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Mars 2026
16/03 21:00
67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza dhe për të mitur të tjerë, njëri me autizëm
16/03 20:45
Berisha e shtyu për dimër rrëzimin e qeverisë? Ja çfarë thonë qytetarët! – Fiks Fare
16/03 20:30
DIGITALB DIGITALB