Fiks Fare/ Denoncimi i delegatëve: Nuk firmosëm, na falsifikuan firmat
25/11/2021 20:30

Fiks Fare vijoi investigimin e falsifikimit të firmave për mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Disa ditë pasi gazetarët e emisionit investigativ firmosën në "foltore", disa "delegatë", të cilët rezultonin se kishin firmosur, pohojnë se u është falsifikuar nënshkrimi. Një akuzë e rëndë, pasi persona konkret dëshmojnë për falsifikime. Zbulimi u bë disa ditë më parë, në momentin që në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike shkoi deputeti Agron Shehaj. Ky i fundit verifikoi firmat e delegatëve të zonës 5 dhe 7 në Tiranë, ku dhe u zgjodh deputet. Ai mori në telefon pjesën më të madhe të delegatëve, duke i marrë emrat nga formularët në zyrën e Palokës. Dhe, një prej tyre ka qenë z.Bujar Kula, i cili është sekretar i grup seksionit 3, në degën nr.5. Ai thotë se në datën 23 nëntor është telefonuar nga z.Agron Shehaj, pasi emri i tij figuronte si një nga firmëtarët për mbledhjen e Kuvendit të PD-së në datën 11 dhjetor. Por, në një intervistë për "Fiks Fare", z.Kula thotë se "nuk e kam firmosur atë formular". Më tej thotë se firma i është falsifikuar, pasi në asnjë moment nuk ka nënshkruar formularin. "Ma kanë falsifikuar. I thash z.Shehaj, për të cilin kam punuar në zgjedhje, se do e çoj deri në fund. Do e denoncoj. U trondita shumë dhe kam shkuar disa herë në zyrën e z.Paloka për të parë këtë formular. Por, s'kam marrë asnjë informacion" thotë ai. Ai pohon se disa persona i kanë shkuar në biznesin privat dhe i kanë kërkuar që të firmosë një formular, por "kam vetëm formularë të paplotësuar. S'kam firmosur dhe plotësuar ndonjë formular".

Episodi i plotë – Fiks Fare, 1 Korrik 2025
01/07 21:01
Monitorime/ Ja pse kuksianët shkëlqejnë në matematikë – Fiks Fare
01/07 21:00
Golemi dhe Qerreti ‘thahen’ për ujë. UKD “Furnizimi vetëm nga burimi Çermës” – Fiks Fare
01/07 20:45
Zgjedhjet në 11 maj, sot ende numërohet. Mos e ka fajin aritmetika e numëruesve? – Fiks Fare
01/07 20:30
Monitorime/ Analistët duan të informojnë kallaballëkun – Fiks Fare
30/06 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Qershor 2025
30/06 21:00
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit,prokuroria merr të pandehur 6 gardianë! -Fiks fare
30/06 20:45
Politikës përvëluese iu shtua dhe vapa; si do t’i përballojmë? – Fiks Fare
30/06 20:30
Monitorime/ Fevziu ka turp që nuk ka qenë në Tragjas – Fiks Fare
27/06 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Qershor 2025
27/06 21:00
Gjykata 3 muaj për t’u zbardhur vendimin i formës së prerë. Fiksi zgjidh problemin – Fiks Fare
27/06 20:45
Fekalet e tualetit pa leje të komshiut i hynin në kuzhinë,IMT ndërhyn pas interesimit të Fiksit
27/06 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Qershor 2025
26/06 21:01
Monitorime/ Moderatori tregon rastin kur është bërë lëpirës – Fiks Fare
26/06 21:00
Shantazhohet me publikimin e videove intime ,”Para çdo muaj ose videon publike” – Fiks Fare
26/06 20:45
Rama “Shqipëria në BE në 2030”, pra do marrë edhe mandatin e pestë?! – Fiks Fare
26/06 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Qershor 2025
25/06 21:05
Monitorime/ Deputeti që s’ka talent, por turbullon njerëzit – Fiks Fare
25/06 21:00
Vokshi zgjedhjet “u vodhën me krim”, KiE miraton raportin: Zgjedhjet konkurruese! – Fiks Fare
25/06 20:45
Kur je më ‘Trump-ist’ se Trupmi vetë/Berisha pro ndryshimit të regjimit në Iran – Fiks Fare
25/06 20:30