Fiks Fare/ Anëtarët: Firma u themelua nga një rus, erdhi nga “Hong Kongu”
02/03/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi një skemë mashtrimi që qarkullon në internet, ku qindra persona janë kontaktuar nga "agjentë" anonimë për të paguar 150 dollarë. Dhe, pasi bëjnë këtë pagesë, këta persona duhet të dërgojnë në këtë grup 3 persona në javë. Më pas, mund të marrin bonuse... Por, edhe secili nga 3 "të peshkuarit" duhet të dërgojë 3 persona të tjerë dhe në këtë mënyrë skema përhapet me shpejtësi. Fitues është gjithmonë personi i parë, ndërkohë personat e tjerë ndajnë "thërrimet" me njëri-tjetrin. Por, të fundit, nëse nuk dërgojnë në skemë numrin e caktuar, duhet të ribëjnë një pagesë prej 100 USD që të ngelin në skemë. Kamuflimi, sipas ankesave që kanë mbërritur në redaksinë e "Fiks Fare", është një "bonus" që u ofrojnë këtyre personave për udhëtime apo pushime. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një qytetar, i cili pasi ishte pushuar nga puna nga një Call Center, si pasojë e pandemisë, kërkoi në internet një punë të re. Ka kërkuar në rrjete sociale dhe ka parë me dhjetëra njoftime punësimi. "Puno online. Rrogë mujore + bonuse. Bashkohu me skuadrën. Punën e merr me vete, mjafton një telefon. Për më shumë informacion kontaktoni..." thuhet në një nga këto njoftime. Në njoftimin tjetër, individë të ndryshëm shkruajnë se "puno nga shtëpia si konsulent turistik, rrogë mujore + bonuse. Bëhu pronar i vetes tënde". Denoncuesi thotë, personat përdorin një emër "MWR Life Albania". "Është një kompani me formë piramidale. Kjo skemë funksionon edhe me shtete të tjera. Por, tek ne është shtuar shumë. Ky grup kryen telefonata, mashtrim dhe rekrutim të personave. Kjo bëhet nëpërmjet një aplikacioni 'zoom'. Atje janë pjesëtarë të stafit që mundohen të rekrujtojnë sa më shumë persona." thotë denoncuesi. Më tej, ai telefonon një nga numrat që ofronte punë. Nga krahu tjetër, "punëdhënësja" i thotë se "firma është me bazë në Hong Kong". Denoncuesi pohon se skema është që i pari paguan 150 USD kuotë anëtarësimi. Për 1 muaj duhet të rekrutojë 12 persona. Këta 12 persona duhet të paguajnë secili nga 150 USD. I pari merr bonuset më të mëdha, të tjerët... bakshishet!

Episodi i plotë – Fiks Fare, 4 Korrik 2025
04/07 21:01
Monitorime/ Sinoptikania ‘zonën’ e drekës e parashikon shumë të nxehtë – Fiks Fare
04/07 21:00
Fshatit Rreth -Kale në Peshkopi prej 30 vjetësh vuan problemin e tensionit të ulët – Fiks Fare
04/07 20:45
Vlorë/ Lagjja ‘Pavarësia” prej 10 vitesh kthyer në geto, me gropa e ujëra të zeza – Fiks Fare
04/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 3 Korrik 2025
03/07 21:01
Monitorime/ Ja çfarë të bën fëmija për një akullore – Fiks Fare
03/07 21:00
Dëshmi shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit, “ E rrahën për 20 min, mbaroi në duart e tyre” – Fiks Fare
03/07 20:45
“Shqipëria në 2030 në BE”, po Ramës mandati i mbaron në 2029? – Fiks Fare
03/07 20:30
Monitorime/ Xhafo nuk do, por i’a ndërpret fjalen Lubonjës – Fiks Fare
02/07 21:00
Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës “Vjedhim ta blejmë” – Fiks Fare
02/07 20:45
Trump shantazh prokurorëve izraelitë për gjyqin e Netanyahut. A është gjyqësori i pavarur? – Fiks Fare
02/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 1 Korrik 2025
01/07 21:01
Monitorime/ Ja pse kuksianët shkëlqejnë në matematikë – Fiks Fare
01/07 21:00
Golemi dhe Qerreti ‘thahen’ për ujë. UKD “Furnizimi vetëm nga burimi Çermës” – Fiks Fare
01/07 20:45
Zgjedhjet në 11 maj, sot ende numërohet. Mos e ka fajin aritmetika e numëruesve? – Fiks Fare
01/07 20:30
Monitorime/ Analistët duan të informojnë kallaballëkun – Fiks Fare
30/06 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Qershor 2025
30/06 21:00
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit,prokuroria merr të pandehur 6 gardianë! -Fiks fare
30/06 20:45
Politikës përvëluese iu shtua dhe vapa; si do t’i përballojmë? – Fiks Fare
30/06 20:30
Monitorime/ Fevziu ka turp që nuk ka qenë në Tragjas – Fiks Fare
27/06 21:00