Fiks Fare/ AMF: Pikat që këmbejnë valutë në kripto janë të paligjshme
19/05/2022 20:30

Në vitin 2020, Parlamenti i Shqipërisë, miratoi ligjin nr.66 për monedhën virtuale. Objekti i ligjit është rregullimi i emetimit të tokenëve digjitalë dhe/ose të monedhave virtuale, i licencimit, monitorimit dhe mbikëqyrjes së subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e shpërndarjes, tregtimit e ruajtjes. Një ligj teknik, i cili detyron çdokënd që merret me monedhat virtuale të regjistrohet dhe licencohet. Madje, tematika e këtij ligji ishte pjesë e një debati në Komisionin e Ekonomisë mes deputetit socialist Erion Braçe dhe drejtuesve të AMF-së. Sipas Braçes, moslicensimi i asnjë subjekti ka sjellë pastrim parash nga grupet kriminale. Fiks Fare kontaktoi me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, duke i kërkuar informacion zyrtar për subjektet dhe individët e licensuar. AMF na ktheu përgjigje se "deri më tani, asnjë individ apo firmë nuk është licensuar për këmbimin e kriptovalutave". Për rrjedhojë, të gjitha veprimet e kryera nga pikat e këmbimit valutor të denoncuara nga Fiks Fare, janë të paligjshme! "Mesa kam informacion, asnjë individ apo subjekt nuk është licensuar. Nëse do të licensoheshin, do të tregonin se kishin monedha virtuale, duhet të paraqesin identitetet çka i bën subjekte të deklarimeve të fitimit" thotë Tomi Kallanxhi. Kjo paligjshmëri ka sjellë që në Shqipëri të lulëzojë tregtia me kriptovalutë, e cila ka sjell pastrim parash dhe qarkullim të parave false. Policia e Shtetit ka bërë disa operacione për goditjen e këtij fenomeni, duke sekuestruar disa laboratorë, ndërkohë që ka arrestuar disa persona për falsifikim parash. Nga ana tjetër, fenomeni i parave false ka shqetësuar edhe Bankën e Shqipërisë, e cila këshillon qytetarët që të kenë kujdes.

Fiks Fare, 11 nëntor 2026/ 122 ditë në burg, ‘malli’ del miell! – Episodi i plotë
11/11 21:01
122 ditë burg, ekspertiza për 245 gramët nuk gjeti drogë
11/11 21:00
Trokiti për 400 mijë lekët, dera u hap me debat!
11/11 20:45
400 mijë lekë borxh, pasaporta garanci. Ku mbetën paratë?
11/11 20:30
Fiks Fare, 10 nëntor 2026/ 12 orë në punë si prostitutë! Fiksi zbulon rrjetin – Episodi i plotë
10/11 21:01
Prostitucioni në zemër të Tiranës, Fiksi kërcënohet
10/11 21:00
Fiksi zbulon rrjetin e prostitucionit, policia: “Nuk ishim në dijeni”
10/11 20:45
Nga Brazili në Tiranë, rrëfimi i prostitutës që Fiksi kontaktoi përmes një linku
10/11 20:30
Fiks Fare 9 nëntor 2026/ Skandali në klinikat mjekësore, 1000 euro vezët e femrave – Episodi i plotë
09/11 21:01
Klinika Gliozheni shkel ligjin/ Jep 1000 euro për blerjen e qelizave vezë
09/11 21:00
Turkish International Hospital: “Vezë i çojmë edhe jashtë Shqipërisë, mbeteni anonim”
09/11 20:45
Kërkojnë vajza në TikTok, pazari për qelizat vezë kalon në Telegram
09/11 20:30
Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30