Policia e Fierit ka vënë nën pranga katër persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes së banesave. Gjatë operacionit, 2 prej autorëve kanë tentuar të largoheshin me një automjet të vjedhur, dhe gjatë tentativës goditën me automjet shtetasin T.B., i cili u përpoq ti parandalonte. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Fierit..