Disa ditë më parë Top Channel tregoi se sa hapur bëhej shitja e fidanëve të paregjistruar. Asnjë institucion nuk i kontrollon shkelësit e ligjit. Kjo parregullsi nuk sjell vetëm dëm ekonomik tek fermeri, gjithashtu sjell dhe mungesë të sigurisë ushqimore. Pasi një fidan i pakontrolluar mund të jetë mbartës i shumë viruseve që duhet të luftohen me pesticide.