Tirana e boshatisur në ketë fillim gushti ka edhe tek tuk njerez që vendosin të konsumojnë art dhe kulturë, pavarësisht aktiviteteve të reduktuara. Një ndër festivalet që po zhvillohet, është Festivali i Resë. Një festival që ka bërë bashkë kulturën kombëtare nga veriu në jug me artistë bashkëkohorë dhe jo vetëm. Çdo mbrëmje këtu ka audiencë, pavarësisht se po zhvillohet në kushtet e rregullave të përcaktuara të pandemisë.