Fëmijët shqiptarë u drejtohen azileve në vendet e Bashkimit Europian, me pretendimin se janë braktisur nga prindërit dhe me synimin e vetëm të sigurimit të kushteve bazike të jetesës dhe të një mundësie shkollimi. Shifrat tregojnë për një shtim të numrit të azilkërkuesve të mitur, dhe Shqipëria ka miratuar ndryshime në kuadrin ligjor për të minimizuar këtë fenomen që ndër vite ka marrë përmasa të konsiderueshme.