Bebja e parë në Tiranë është djale. Laeli, një beb i shëndetshëm, plot 4kg e 100 gr, lindi në 10 sekondat e para te vitit 2018, duke gëzuar dy prindër të rinj. Rastësia e solli që mami i Laelit, Silvana është edhe kolegia jonë, gazetarja Silvana Muça. Në 12 e 1 minute lindi Nadia në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.