Familjarë të trazuar presin për lajme jashtë burgjeve të Guayaquil, qytetit perëndimor të Ekuadorit, ku të paktën 75 të burgosur kanë gjetur vdekjen dhe dhjetra të tjerë janë plagosur në trazirat e sotme. Për dhunën fajësohen bandat rivale në tre burgjet e sistemit të mbipopulluar të vuajtjes së dënimit.