Exclusive – Vexhi Buharaja, Porta Shqiptare e Orientit – 24 Tetor 2021
24/10/2021 21:00

Cigarja e shpeshtë dhe e thithur ekstremisht, hapi i ngadalshëm, shikimi i menduar, buzëqeshja e ngathët, vërtetojnë postulatin froidian: “Virtyti nuk i bën aq të gëzuar dhe vital njerëzit sa pritet” — e nuk ka si të ndodhë ndryshe. Vexhi Buharaja ishte i virtytshëm! Ndofta nuk do të kishte më dëshirë të rifliste me atë që do ti pohonte në sy këtë, sepse nuk kish dëshirë të eksibicionohej në qëndër të opinionit. I burgosur, gurthyes e më pas drejtor I pallati të kulturës në Berat, nga mësues qyteti në atë të fshatit, nga i punësuar në arkivin e shtetit në berbehanen e Bertatit. Në gazetën «Tomorri» të 8 korrikut 1941, 22-vjeçari Buharaja( e më pas intelektuali, përkthyesi e poeti) kishte parashikuar të ardhmen ndaj këshillon: Duro, zemër, të durojmë, se pas natës qesh agimi! Zog’i shpresës si ngahera do zër’ nga ligjërimi! Vexhi Buahraja, Porta shqiptare e Orientit!