Bursat ndërkombëtare pësuan rënie, në prag të samitit të Bashkimit Europian, ndërsa shqetësimet sa vijnë e shtohen për të ardhmen e Greqisë në Eurozonë. Ky zhvillim pasoi deklaratën e ish-kryeministrit grek, Lukas Papadhimos, i cili tha se qeveria po bën përgatitje për shkëputjen e Greqise nga zona e monedhës së përbashkët.