Amerika Latine është shndërruar ndër vite në bazën kryesore të trafikantëve shqiptarë të drogës. Pas viteve 90, trafikantët shqiptarë të lëndëve narkotike, fillimisht zbarkuan në Ekuador si korrierë droge, por u kthen në harkun kohor të disa viteve, në kokat e bandave të drogës. Por, cilat kanë qenë operacionet më të bujshme policore për kapjen e të shumëkërkuarve? Në fashikujt e dosjeve policore, rasti i parë i evidentuar nga policia për trafikim lëndësh narkotike nga Amerika Latine daton në vitin 2001. Asokohe, policia arrestoi gjashtë anëtarët e bandës së drogës, mes të cilëve Frederik Durda, Arben Bërballa dhe Sokol Koçiu, ky i fundit në atë kohe ishte oficer në Prokurorinë e Përgjithshme.