Përleshje të reja u regjistruan mëngjesin e sotëm në kufirin grek, ku kanë vërshuar më mijëra emigrantë nga Turqia. Forcat greke përdorën gazin lotsjellës për të zmbrapsur turmat e njerëzve që po tentonin të hynin në Greqi. Turqia deklaroi se kufijtë e saj janë të hapur, për emigrantët që duan të kalojnë në territorin e Bashkimit Evropian pas sulmeve ajrore në Idlib, ku u vranë dhjetëra ushtarë turq.