Policia e Kosovës ka ndalur 102 persona në 24 orët e fundit për shkak të mosrespektimit të masave të kufizimit që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit. Numri më i madh i qytetarëve që nuk kanë respektuar masat është nga qyteti i Prishtinës, ku u regjistruan 47 shkelës. Prishtina hyri të dielën në karantinë pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi shtimin e numrit të rasteve me Covid-19.