Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price shpalli “non grata” për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion: Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov dhe Delyan Peevski, si dhe zyrtarin Ilko Dimitrov Zhelyazkov Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhej se në postet e tyre të larta duke filluar nga Zëvendës Ministër i Ekonomisë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore dhe Kryesekretar i Agjencisë Shtetërore, 5 ‘non gratat’ bullgare, ishin të përfshirë në afera korruptive që minonin shtetin e së drejtës dhe besimin e popullit bullgar në institucionet demokratike të qeverisë së tyre, duke përfshirë abuzime me ndikimin e tyre politik dhe pushtetin zyrtar për përfitime personale. Ata ishin përfshirë në skandalin e shitjes së pasaportave bullgare, një operacion që çoi në pranga 20 persona, të cilët kishin ngritur një skemë abuzive që pajiste me pasaporta bullgare rreth 18 mijë persona, 1 mijë e 894 prej tyre, nga Shqipëria. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën ‘non grata’ edhe familjarët e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve bullgarë.