Nëse Gjermania do të fitonte në atë ndeshje të lehtë në letër ndaj Koresë së Jugut, e me Suedinë që mposhti 3-0 Meksikën, atëherë ata që do të largoheshin nga Rusi 2018 do të ishin amerikano-veriorët. Por në Kazan Arena ndodhi ajo që shumë pak e prisnin, koreano-jugorët mposhtën më rezultatin 2-0 Gjermaninë, duke eliminuar këta të fundit, e duke i lënë në vendin e fundit të Grupit F.