Qindra banorë të lagjes "5 maji" në qytetin e Elbasanit prej më shumë se 10 vjet jetojnë mes ujërave të zeza. E ndërtuar si zonë informale pas viteve '90, në një pjesë të mirë të saj nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rehabilitimin e ujërave të zeza.