Si sot një vit më parë, Elbasani u gdhi nën ankth. Qindra forca policore bllokuan hyrje-daljet e qytetit, duke krijuar shqetësim tek banorët, të cilët ende nuk e kishin marrë vesh se çfarë kishte ndodhur. Një ekzekutim mafioz i mbrëmjes së 11 majit bëri që e nesërmja, të ishte një ditë e blinduar me policë, por edhe pasiguri.