Si sot një vit më parë nje person u ekzekutua ne Lushnje ndersa 3 te tjere mbeten te plagosur. Ngjarja ndodhi në nje lokal ne pedonalen e qytetit. I vdekur mbeti Bledar Muça, 34-vjeç, administratori i lokalit. Mësohet se autorët kanë qëlluar nga dritarja e makinës në drejtim të Muçës, i cili ka qenë i ulur në tavolinë, në ambientet e brendshme të lokalit, nën shoqërinë e disa personave të tjerë. Muça u transportua asokohe menjëherë drejt spitalit, por rruges nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra nga ky atentat qe tronditi Lushnjen. Po ashtu u plagosen edhe 3 persona qe ishin ne shoqerine e viktimes, Judin velo, Ervis Tafa dhe nje vajze, Sara Lici, qe u derguan ne spital.