Si sot një vit më parë, Elbasani u trondit nga një atentat me dy viktima. Ardjan Çollaku 50 vjec dhe Lulzim Bitri 35 vjec ranë në pritë, sapo zbritën nga mjeti i tyre në një pikë karburanti në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasanit. Dy persona kanë qëlluar me breshëri nga një mjet duke lënë të vdekur në vend Lulzim Bitrin ndërsa Çollaku fillimisht mbeti në vdekje klinike, e humbi jetën disa orë më pas në spitalin e traumës në Tiranë. Autorët u larguan me shpejtësi, ndërsa në fshatin Balldren të Elbasanit asokohe u gjet një automjet i djegur, i cili dyshohej se u përkiste autorëve të krimit. Pak minuta pas atentati, Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA nisën krehjen e të gjithë zonës. Në të gjitha hyrjet e daljet e Elbasanit u ngritur postblloqe, ndërsa kontrolle u kryen edhe në qytet. 50 vjeçari Ardjan Çollaku nuk ishte i panjohur për policinë. Ai ishte dënuar më parë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe ishte ekstraduar nga Italia. Pista paraprake e policisë kishte të bënte pikërisht me larjen e hesapeve të drogës. Ndërkohë 25 persona u shoqëruan dhe u morën në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes tyre pati familajrë të viktimave, por edhe dëshmitarë okularë.