Si sot një vit më parë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme nxorrën në pah një historik të gjatë vrasjesh, atentatesh apo edhe larje hesapesh mes fisesh në Elbasan. Asokohe SPAK, ngriti akuza ndaj të fortit të Elbasanit, Ardian Çapja, lidhur me vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.