Në stile dhe teknika të ndryshme, nga peizazhi e deri tek emocionet dhe psikika, 4 artistë të rinj u bashkuan për të çelur në Elbasan ekspozitën “Ndër lloje”. Jo për rastësi kjo ekspozitë u mbajt në vendin më domethënës të qytetit, në muzeun Etnografik. Edhe pse arti ndjehet, përjetohet dhe nuk mund të shpjegohet, ajo që bie në sy është piktura e titulluar “Mesazheri”. Vetëm pak minuta para tërmetit të 26 nëntorit, piktori u zgjua nga një ëndërr e keqe e një dragoi me fytyrë njeriu.