Në projektin e artit bashkëkohor të quajtur Pavioni, Olsten Gripshi është artisti I tretë që vjen me ekspozitën e tij. Një ekspozitë fund e krye kushtuar jetës. Himnit të jetës apo stinëve të qënies. E fillon nga dimri me një simbolikë shumë të vecantë dhe personale, jorganin e pajës së nënës së tij. Kjo ekspozitë ka marrë jetës pas tërmetit të nëntorit 2019, ku shtëpia e tij u rrënua e gjitha.