“Ajo është me të vërtetë super heroina ime”. Kështu është shprehur për median angleze këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, për nënën e saj mjeke. Doktoreshë Vera Ora në një intervistë ekskluzive online, me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, tregon për punën e saj si mjeke në shërbim të pacientëve me Covid19, si ndjehen dy vajzat e saj Rita dhe Elena gjatë këtyre ditëve për frikën e infektimit të saj.