Egjipti nuk është as mik e as armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi presidenti Obama pas trazirave në Kajro. Por Departamenti i Shtetit ka nxituar t`i japë fund konfuzionit të shkaktuar nga të tilla pohime, duke korrigjuar deklaratën e shefit të Shtëpisë së Bardhë.