Si sot një vit më parë, një nismë e maxhorancës përfshiu edhe noterët në vetting përveç njerëzve të drejtësisë, prokurorë e gjyqtarë. Ashtu si Drejtësi, u vendos për kontroll të pastërtisë së figurës dhe integritetit profesional edhe noterët. Si sot një vit më parë ishte në fazën e konsultimit publik projektligji për Noterinë, i cili erdhi me ndryshime të reja, si një propozim i Ministrisë së Drejtësisë. Propozimi për vlerësimin në shtyllat e vettingut për noterët, zëvendës noterët dhe kandidatët për t’u licencuar në këtë profesion, është rekomanduar edhe nga struktura hetimore ndërkombëtare.