Dita e ujit të bekuar është shënuar edhe në qytetin e Elbasanit. Ceremonia u drejtua nga mitropoliti i Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit, imzot Andon Merdani. Kryqi u kaq për herë të parë nga 19-vjeçari Julian Shqau. Është viti i dytë që kryqi në Elbasan kapet nga një 19-vjeçar. Ju kujtojmë se vitin e shkuar ishte i riu Aleksandër Llozi që triumfoi.